Friday, April 26, 2024
HomeKronikaAksident ne Vrake, 1 i plagosur

Aksident ne Vrake, 1 i plagosur

-

Skafanda i ka shpëtuar jetën një drejtuesi motorçiklete i cili u përfshi në një aksident rrugor mesditën e së enjtes në segmentin rrugor Shkoder – Malësi e Madhe, në fshatin Vrakë. Ai ka qënë duke lëvizur në drejtim të Koplikut i ngarkuar me disa thasë kol, kur ka humbur kontrollin e motorçikletës dhe ka goditur nga pas një furgon pasagjerësh me targë MA 2047 B. Nga goditja ai ka marrë disa plagë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres, ku pas ndërhyrjes së bluzave të bardha, mësohet se ndodhet jashtë rreziku për jetën. Ndërkohë mjeti tip furgon ka pësuar vetëm deme materiale, por pa probleme për pasagjerët me të cilët lëvizte. Policia rrugore dhe grupi ekspertizës që mbërritën në vendngjarje nisen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të këtij aksidenti, që fatmirësisht u mbyll pa pasoja të rënda. Tashmë policia e shtetit duhet të ndërhyjë me forcë për rregullimin e qarkullimit të këtyre mjeteve që në stinën e verës kanë një përdorim më të gjërë, e janë shpesh të përfshira në aksidente rrugore.

Në lagjen Tophanë një motorçikletë invalidi u përfshi nga flakët si pasojë e një shkendije elektrike. Fatmirësisht ajo ka qënë e parkuar dhe nuk pati të lënduar. Ngjarja alarmoi banorët që njoftuan zjarrfikesen dhe shërbimin e urgjencës. Shuarja e flakëve nuk vonoi dhe ngjarja u mbyll vetëm me deme materiale.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts