Friday, April 26, 2024
HomeSportMbyllet kupa “Brahim Syka”

Mbyllet kupa “Brahim Syka”

-

Me zhvillimin e dy etapave, Shkodër-Gomsiqe dhe kthim 64 km e gjate per kadet dhe Shkodër-Pukë e kthim 92 km e gjatë për eliten është mbyllur kupa Brahim Syka në ciklizem. Ashtu si edhe në diten e parë, edhe në diten e dytë për konkurimin e kadetëve në pedalimin Shkodër-Gomsiqe dhe kthim kanë spikatur ciklistët e Vllaznisë të drejtuar nga trajneri Leonard Kola. I pari në finish ka mbëritur Bruno Kola me kohën 1 orë dhe 40 minuta. Me një sekond më shumë, i dyti është renditur Arjan Alija i Teutes, dhe me dy sekonda më shume Edison Cani i Vllaznisë. Ndërsa në garën për elite, atë Shkodër-Pukë e kthim, fitues është shpallur Altin Sufa i Apolonisë me kohen 2 orë, 13 min dhe 94 sekonda j ndjekur me një sekondë më shumë nga kolegu i skuadrës së tij Marolino Hoxha, ndërsa në vend të tretë Olsion Veliaj i Tiranës me kohen 2 orë, 16 minuta dhe 45 sekonda. Në përfundim të aktivitetit, organizatorët zhvilluan ceremoninë e mbylljes ku u ndanë diplomat dhe kupat përkatëse. Pjesë e kësaj  ceremonie ishte edhe dorëzimi nga ana e presidentit të Federates Shqiptare të Ciklizmit, Skender Anxhaku të titullit mirënjohje për protogonistin që mban emrin e kësaj kupe, Brahim Syka.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts