E bazuar mbi frikërat, pasiguritë e dyshimet, u ngjit në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodres drama “Dyshimi” e shkruar nga John Patrick Shanley. Përplasjet mes brezave në një shkollë fetare sollën në këto role aktorët Shegushe Bebeti, Romir Zalla, Jorida Meta dhe Nigela Ruka.
Edhe pse spektatori ishte i pakët në sallë, kjo nuk i pengoi aktorët të sillnin më të mirën e tyre në këto role, në një pjese e cila na prezanton një realitet që e has edhe sot.
Me regji të Donard Hasani, skenografi e kostumografi nga Laedia Hajdari, në një muzike sa mistike aq edhe njerëzore, kompozim i Sokol Marsit, kjo dramë do të rrugëtojë në disa qytete të Shqipërisë.