Wednesday, April 24, 2024
HomeKronikaShkrumbohet banesa dy kateshe

Shkrumbohet banesa dy kateshe

-

Një banesë dy katëshe u shkrumbua nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në qender të qytetit të Shkodres, ngjitur me polikliniken. Ajo funksiononte në katin e parë si lokal, ndërsa në të dytin ishte e pabanuar dhe fatmirësisht në momentin e rënies së zjarrit nuk ka patur persona brenda. Gjithçka ka nisur rreth orës 00.30 minuta, kur kamarieri ka qënë duke mbyllur aktivitetin dhe në moment ka konstatuar flakët në katin e dytë të ndertesës. Menjëherë ai ka njoftuar shërbimin zjarrfikës dhe ka dalë jashte mjediseve te lokalit, ndërsa flakët në pak minuta nuk kanë vonuar të përhapen, të favorizuara nga ndërtesa e vjeter.

Konstrukti prej derrase i pjesës së çatisë është përfshirë i tëri në flakë dhe ndërhyrja e zjarrfikesve ka qënë e pamundur të shpëtojë diçka, por thjesht flaket janë neutralizuar që të mos përhapeshin në ndertesat e vjetra që ishin ngjitur me shtëpinë dy katëshe. Për minuta të tëra shërbimi zjarrfikes ka luftuar me flakët, ndërsa në të gjithë zonën u bë shkeputja e energjise elektrike me qëllim që të mos kishte pasoja të tjera. Demet përllogariten të konsiderueshme, kryesisht në katin e parë të banesës ku ndodhej lokali, i cili deri 1 orë përpara ngjarjes ka qënë i populluar me kliente. Sipas hetimeve të para të eksperteve shkak i renies së zjarrit dyshohet të ketë qënë shkendija elektrike, e nisur pikërisht në katin e dytë, ku si pasojë e rrjetit të amortizuar ajo nuk ka vonuar të përhapet në pjesën tjetër të objektit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts