Friday, April 26, 2024
HomeKronikaTentohet grabitja e argjendarise

Tentohet grabitja e argjendarise

-

Një argjendari u tentua të grabitej mesnaten e së mërkurës në pedonalen “Kolë Idromeno”, ne qender të Shkodres. 2 grabitësit kane tentuar të hyjnë në argjendarinë në pronësi të shtetasit Marin Gjonaj, përmes një dyqani berberësh ngjitur me të. Duke e pasur me të lehtë hapjen e berberhanes, ata pasi kanë hyrë në mjediset e brendshme të saj, me mjete të forta kane tentuar rrëzimin e murit ndarës. Zhurma e krijuar siç duket i ka trembur dhe në një moment është ndezur edhe alarmi i argjendarisë, duke i detyruar të largohen pa kryer misionin. Gjithçka është zbuluar në orët e para të mëngjesit, pasi pronari i dyqanit të berbereve ka hapur aktivitetin, kur ka gjetur deren e shpërthyer dhe murin e demtuar.

Largimi nga frika ka bërë që dy grabitësit të harronin mjetet prerëse brenda në dyqan dhe grupi hetimor i policisë së Shkodres i ka sekuestruar si prove materiale. Ato kanë nisur hetimin per identifikimin dhe kapjen e autorëve, ku ndihmese pritet të jenë edhe kamerat e sigurisë që filmojnë të gjithë zonën perreth. Argjendaria ndodhet në një zonë mjaft të frekuentuar nga kalimtarët, siç është pedonalja e kryeqendres së veriut.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts