Saturday, April 20, 2024
HomeKronika“Alavana”, kapen 90 kg droge, 2 ne pranga

“Alavana”, kapen 90 kg droge, 2 ne pranga

-

Finalizimi i operacionit policor tw koduar “Alavana” solli arrestimin e dy shtetasve dhe sekuestrimin e 90 kg lëndë narkotike te dyshuar Cannabis Sattiva dhe 1 armë zjarri. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe bazuar në planin e veprimit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, policia vuri ne pranga shtetasit: Pjeter Çakaj, 54 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, për veprat penale ”Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit“ si dhe shtetasin Mirash Mali, 51 vjeç, banues në fshatin Xhan, Njësia Administrative Pult, Shkodër, për veprën penale ”Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.  Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e shtetasit Pjeter Çakaj, në vendin e quajtur Alavana, fshati Xhan, Njësia Administrative Pult, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, dhe një armë zjarri tip pushkë 20-she, me një krëhër me 20 fishekë. Gjithashtu gjatë kontrrolleve të ushtruara në afërsi të banesës së shtetasit Mirash Mali, në vendin e quajtur Tebreg, fshati Xhan, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 81 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Materialet ne ngrakim te ketyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme. Policia e shtetit prej muajsh po vijon ushtrimin e kontrolleve per lendet narkotike bazuar ne planin kombetar dhe Shkodra sipas edhe udhezimit te ministrit te brendshem Xhafaj, e cilesuar si Lazarati 2, do te jete nje nga betejat e forta per luftimin e ketij fenomeni.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts