Saturday, April 27, 2024
HomeSportFutboll moshat, Vllaznia U-19 vijon fitoret

Futboll moshat, Vllaznia U-19 vijon fitoret

-

Një fitore dhe një humbje kanë regjistruar ekipet e Akademisë së futbollit Vllaznia në kampionatin e Supërliges për moshat. Në kuadrin e javës së 26-të ekipet kuqeblu i luajten ndeshjet e tyre në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës, dhe në përfundim, Vllaznia U-19 ka dalë fituese me rezultatin 2 me 0 ndërsa U-17 është mundur thellësisht 1 me 8. 19 vjeçarët e drejtuar nga trajnerët Elvin Beqiri dhe Albert Kaçi vijojnë të regjistrojnë rezultateve pozitive. Edhe këtë javë në përballjen me Kukësin, fituan pastër 2-0 ndaj skuadrës tjetër veriore të Kukësit. Një fitore kjo e merituar, por që në fakt nuk ishte aspak e lehtë për t’u arritur, sepse gjatë 45 minutave të para, por edhe shumë minutave të pjesës së dytë rrjetat vijuan të qëndronin në paprekura. Vetem në minutën e 69-të është Lekaj që zhbllokon rezultatin duke e kaluar në avantazh Vllazninë. Ndërkohë që dhjetë minuta më vojë, Rajçeviq shndërron në gol një penallti të dhënë në favor të kuqebluve duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me avantazhin dy me zero për Vllazninë, rezultat ky që vazhdon ta mbjë skuadrën shkodranë në vendin e parë të tabeles së klasifikimit me 62 pikë, një më shumë se Partizani i vendit të dytë dhe Tirana e tretë me 55 pikë. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, atë të ballafaqimit të U-17 është regjistruar një rezultat i pazakontmë. Themi kështu, sepse ekipi kuqeblu, ndër të mirët në vite, jo vetem me trofe të titullit kampion, por edhe me prodhim të elementit me perspektive ka surprizuar jo pak kur është mundur me rezultatin 1 me 8 nga Tirana. Skuadra bardheblu ka dominuar në të gjitha drejtimet mbi ato kuqeblu. Me tre gola të shënuar brenda 9 minutash lojë duke i shtuar edhe tre gola të tjerë në minutat në vazhdim Tirana e mbyllë 6-0 pjesen e parë të kësaj ndeshje. Me të filluar e dyta, Vllaznia shënon golin e parë me anë të Boriçit që u duk se po jep sinjalet e një reagimi, por vetem kaq, sepse më pas do të vinin edhe dy gola të tjerë të miqve duke vulosur fitoren e merituar të Tiranës, 1 me 8. Me këtë humje, Vllaznia U-17 mbetet përfundimisht jashtë zonës së Plej-of-it, pasi kampionatin e kryesojnë tre skuadrat kryeqytetase, Tirana, Akademia e Futbollit dhe Shkëndija përkatësisht me 62, 58 dhe 53 pikë duke lënë në vend të katërt  Vllazninë me 49 pikë pikë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts