Saturday, April 27, 2024
HomeSportShpërfytyrohet Vllaznia

Shpërfytyrohet Vllaznia

-

Shkuan për pikë në Laç, por në Shkoder u kthyen të ushqyer me 3 gola. Vllaznia u mposht nga vendasit e Laçit, te cilet moren 3 pike vendimtare në garën për mbijetesë në superligë, pasi u ngjiten në kuotën e 36 pikeve.  Për hirë të së vertetes, 45 minutat e pjesës së parë nuk ishin të këqija për skuadrën shkodrane, por ajo që diktoi në fushën e lojës ishte një pënallti e diskutueshme e dhënë në favor të laçjanëve në minutën e fundit të kësaj pjese. Ndërsa në minutën e 42-të kurbinasit pretendojnë për një penallti pas rrëzimit të Mensah brenda zonës që gjyqtari bën me shenjë që loja të vazhdojë, tre minuta më vonë një dylufdim i mbrojtësit Gocaj me sulmuesit vendas vlerësohet me njëmbëdhjetëmetërsh nga arbitri Olsi Sokoli. Autorësinë e këtij ekzekutimi e mere përsipër shkodrani I Laçit Eriov Vucaj duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. Pjesen e dytë skuadra kuqeblu e nisë me ndryshime në vendosje duke I dhënë përparësi veprimeve sulmuese, që në fakt për momentin ndihet një farë lëvizje për mirë, por kur pritej barazimi I Vllaznisë ka ardhur përsëri goli I Laçit. Është minuta e 52-të ku në një aksion të vendasve nga krahu I djathtë topi krosohet në zonë për Qaqin që në një pozicion jo shumë të volitshëm për gjuajtje lëshon një top me të jashtmen e tij që kalon mes këmbëve të portjerit Selimaj dhe direkt në rrjetë. Pësimi I golit të dytë bën që tekniku Cungu të lëvizë përsëri nga stoli kur largon Çinarin dhe futë në lojë Bardullën. Lëvizjet e shpeshta të mesfushorit shkodran të japin mendimin se kme aktivizimin e tij gjërat do të ndryshojnë për mirë, por Vllaznia duket se nuk e ka ndërmend të bëjë asgjë në këtë ndeshje. Dhe pikërisht në ato memente vjen edhe goli i tretë, këtë radhë me autor Mensah që detyron  Selimajn të mposhtet për të treten herë në këtë ndeshje. 3 me 0 për Laçin, dhe Vllaznia duket tërësisht e dorëzuar në fushën e lojës. Ka tentativa të saj, kryesisht me Krujën e aktivizuar në pjesen e dytë, I cili merrë përsipër disa krosime të rrezikshme nga krahu I djathtë, por pa rezultat për skuadrën kuqeblu, që vërshëllima përfundimtare e kryesorit Olsi Sokoli I gjen në disavantazh 3 me 0. Një humbje kjo që kompremton jashtë mase mbijetesen e Vllaznisë, sepse për objektivin tjetër të ëndërruar nga një pjesë e shkodranëve për vendin e katërt, pas barazimit të gjirokastritëve duke akoma më shumë I paarritshëm.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts