Friday, March 24, 2023
HomeKronikaArrestime e proçedime per droge

Arrestime e proçedime per droge

-

Kontrollet e policisë së Shkodres për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, sollën gjatë 24 orëve të fundit asgjësimin e 924 bimë e fidanë Cannabis Sativa dhe 154 gr lëndë të dyshuara Cannabis Sativa. Në pranga ra 1 shtetas, 7 të tjerë pos procedohen në gjendje të lirë dhe në kërkim u shpallen 3 të tjerë. Operacioni policor u përqëndrua në vendin e quajtur ish Reparti Ushtarak, fshati Gimaj, Njësia Administrative Shalë, në pronë publike. Aty u gjetën dhe u asgjësuan gjithsej 40 bimë (kubikë) të llojit Cannabis Sativa, dhe 160 bimë të llojit Cannabis Sativa të mbira në mënyrë të çrregullt. Gjithashtu gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Pult, fshati Plan, vendi i quajtur qafa e Boshit, pronë publike, u gjetën të kultivuara 3 (tre) parcela dhe u asgjësuan gjithsejt 687 bimë të llojit Cannabis Sativa, fidanë. Për këto raste procedohen në gjendje të lirë: L. K. 76 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, D. K. 62 vjeç, banues në fshatin Gimaj, me detyrë Kryeplak,  P. A. 49 vjeç, banues në fshatin Abat, me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Shalë , P. Rr. 43 vjeç, banues në lagjen “Partizani” me detyrë Kryeplak i fshatit Plan. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim për shtetasin: Gj. Sh. 31 vjeç, banues në fshatin Plan Njësia Administrative Pult Shkodër. Nderkohe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrollit në fshatin Aliaj, në vendin e quajtur pylli Rragamit, Njësia Administrative Kastrat, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan një parcelë gjithsej, me 25 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa, gjithashtu pas kontrollit të banesës së Gezim Kacupaj, u gjetën dhe u sekuestruan ne cilësinë e provës matriale 154 gr, të dyshuara Cannabis Sativa. Per këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Gezim Kacupaj, 59 vjeç, banues në fshatin Aliaj. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: G. K. 29 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe. Ne Puke gjatë kontrollit të territorit, në afërsi të banesës të shtetasit Zef Gjergji, Njësia Administrative Gjegjan, fshati Mesul, vendi i quajtur Kodra, zonë e pyllëzuar, pronë publike, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 12 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva fidanë.Për këtë rast shpallet në kërkim shtetasi: Z.GJ 57 vjeç, banues në lagjen Markatomaj Lezhë, Gjithashtu procedohen në gjendje të lirë: N. J. 48 vjeç, banues në fshatin Mesul, me detyrë Kryeplak, A. P. 37 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël Pukë, me detyrë Inspektor i Drejtorisë së Sherbimit pyjor Pukë, F. J. 43 vjeçe, banuese në fshatin Gojan i Vogël Pukë, me detyrë Kryetare e Njësisë Administrative Gjegjan Pukë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,746FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts