Saturday, April 27, 2024
HomeSportHistorike, Vllaznia B në kategori te parë

Historike, Vllaznia B në kategori te parë

-

Zamir Vjerdha mund te cilesohet heroi i takimit Vllaznia B – Sopoti, i cili me pritjen e 3 penalltive, i siguroi kalimin ne kategori te pare Shkodraneve. Ndeshja përcaktuese e Plej-Ofit e luajtur në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjes u mbyll pa gola ne 90 minutat e rregullta. Barazpeshë pati edhe në 30-të minutat shtesë ndersa emocionet më të mëdha ishin rezervuar në gjuajtjen e penalltive, të cilat përcaktuan edhe ekipin fitues. Fatet e Vllaznisë B i mori në dorë portjeri Vjerdha, që duke pritur tre të tilla ishte me të vertete heroi i kuqebluve. Ndërkohë, referuar goditjeve të 11 metërshit nga kuqeblutë, Djepaxhia humb në gjuajtjen e parë, shënon Miloti në të dyten, Dyca humb në të treten, pastaj shënojnë radhazi portjeri Vjerdha, Balaj dhe Bega i gjashti duke fiksuar rezultatin 3-4 për Vllazninë duke u shpallur kampion dhe duke u kualifikuar në kategorinë e parë të futbollit shqiptar.

19 vjeçari Zamir Vjerdha, është prodhim i grupit të portjerëve të Akademisë Vllaznia që sterviten nga trajneri Paulin Ndoja, ndërkohë që në të njëjtën kohë është kontigjent edhe i skuadrës së parë ku stervitet nga trajneri i portjerëve Avenir Dani.

Kualifikimi në kategorinë e parë të Vllaznisë B që konsiderohet historike për futbollin shkodran,  një  padyshim një sukses i merituar i trajnerit Ervis Kraja, ndihmësit të tij Adi Mehja, por edhe të strukturave të klubit të futbollit Vllaznia që e mbështeten këtë skuadër që në krijimin e saj dy vite më parë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts