“Triologjia e operas shqiptare”

0
21

“Triologjia e operas shqiptare”, e autorit Ferid Bala, eshte promovuar ne ambjentet e bibliotekes “ Marin Barleti “ te Shkodres. Ne kete veper behet fjale per kengetaret e medhenj me fame boterore, zhvillimin  e operas shqiptare dhe asaj nderkombetare e pedagogjine shqiptare. Ne kete triologji permenden korifenjt e operas shqiptare si Mihal Ciko, Marie Kraja, Avni Mula, Luk Kaçaj, Hysen Pelinku, etj.

Ne kete promovim kompozitori dhe dirigjenti Zef Çoba, referoi temen “Opera dhe Kendimi ne librat e studiuesit Ferid Bala” dhe muzikologu Ridvan Karakaçi per pedagogjine shqiptare. Promovimi i triologjise se operas eshte zhvilluar edhe ne qytetet e Tiranes dhe Prishtines. Pedagogu i kantos, Ferid Bala eshte autor i disa librave si: Album muzikor me kenge e romanca popullore shqiptare, lindja dhe zhvillimi i muzikes se lehte, nje jete me kenge e muzike etj.