Friday, April 26, 2024
HomeKulturë“Colors of Albania ne Marubi”

“Colors of Albania ne Marubi”

-

Pamjet e radha bardh e zi të Marubëve të ardhura ndër vite, u ndërthurën në mënyrë të veçantë me Shqipërinë e sotme plot ngjyra, të sjella përmes objektivit të të rinjve në “Colours of Albania”. Fushata mbarëkombëtare dhe konkursi fotografik në mediat sociale për promovimin e Shqipërisë, këtë vit në edicionin e tij të tretë u zhvendos nga Tirana në Shkoder, për të shënuar një cikël të ri që do të jetë ai i rrugëtimit në të gjithë vendin. Pejsazhet e paprekura me bukuritë natyrore të alpeve, bregdetit, zonave historike, me qytetet dhe fshatrat prezantojnë një Shqipëri tjetër në sytë e botës .

Ambasadori Norvegjez e quajti këtë ekspozitë, si shansin që rinia ti japë formën e duhur imazhit të Shqipërisë në Europë. Ai vleresoi rrugën përparuese që ka bërë vendi, por kujtoi se ka ende shumë punë përpara.

Norvegjia ka kohe qe mbeshtet projektin Shqiperia e Kosova dixhitale. Jemi te lumtur qe kemi ndihmuar financiarisht, menaxhimi eshte bere nga keshilli Britanik. E shohim kete ndihmese qe dy vendet te kontribuojne ne bote. Edhe per te shftytezuar internetin dhe median sociale qe te promovohet tradita dhe vendi juaj. Keto nuk vijne vetem nga vendimarrjet por jane percaktuar nga imazhet e te rinjve. Shpesh i kushtohet vemendje kreativitetit, besueshmerise dhe vecantive te kultures e natyres. Me 17 maj festuam diten e kushtetutes. Eshte nje kremtim i demokracise dhe keto vlera ndahen edhe nga Shqiptaret. Festimet fokusohen tek te rinjte dhe nenvizon qe rinia ti jape forme te ardhmes, te nesermes. Prandaj keto vlera duhen percuar edhe ne Shqiperi. Te rinjte kane shans ti japin forme imazhit te Shqiperise ne Europe. Te rinjte thyejne barriera qe ato qe jane vendimarrje nuk munden. Aspirata e Shqiperise eshte integrimi. Shqiperia ka bere arritje te medha, por ka ende rruge per te bere. Kur njerezit jashte shohin arritjet do kerkojne info per Shqiperine. Kur kjo pritshmeri plotesohet ata do reflektojne pozitivisht per Shqiperine.

Fotot fituese do të jenë pjesë e një bookleti që do të shpërndahet në të gjitha përfaqësitë shqiptare nëpër botë dhe do të përdoret si dhuratë simbol i Ministrisë së Jashtme. Nisma vjen me mbeshtetjen e British Council dhe ambasadës Norvegjeze.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts