Friday, April 19, 2024
HomeKulturë“Nje gote me Afin”

“Nje gote me Afin”

-

Ai u rikthye, ndonëse jo fizikisht. Në dyert e asaj shtëpie të madhe ku ka hyrë e dalë me qindra herë në jetën e tij, duke u ulur në kolltukun ku ulen “heronjtë” e një qyteti, nën dritën që kishte ndriçuar për vite me radhe jetën artistike e shpirtërore të Shkodres, e me gotën e konjakut që e kishte mike të pandarë. Aty ishin edhe miqte, familjarët e bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Tinka e Fadili, e shumë të tjerë më të cilët ndërtoi themelet e forta të një teatri kontemporan. 80 vjetori i lindjes, Serafin Fankon nuk e gjeti fizikisht në mesin tonë, por teatri “Migjeni” e risolli në një mbremje të mbushur me emocione e kujtime, duke e pagëzuar “Një gotë me Afin”, sepse ashtu e therrisnin të gjithë regjisorin e tyre.

Atë unazë që për vite me radhë e mbante në dorën e saj e dhuruar nga Serafini, kur trupa e teatrit “Migjeni” po pergatitej të vinte në skenën “Fishekun në pajë”, sot Tinka Kurti ja dhuron nuses së tij.

 

Tinka ndjen mall për Shkodrën, aty ku sëbashku me regjisorin Fanko u rritën artistikisht, e ku një pjesë e jetës së tyre mbetet në këtë qytet, që siç thotë ajo, e ka peng në zemer që nuk e nderoi asnjëherë siç e meriton.

Edhe shkrimtari Fadil Kraja dhe aktori Agron Dizdari ruajnë kujtime të forta me regjisorin Fanko.

Serafin Fanko lindi në Shkoder me 24 maj 1937 dhe mbylli sytë në 29 shtator 2007. Aktori dhe regjisori shqiptar i nderuar me titullin artist i popullit,  kreu studimet e larta në Akademinë e Arteve në Pragë dhe në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Filmi i tij i parë është “Fije që priten“. Më pas shkëlqeu në vitin 1977, me filmin “Gunat mbi tela” ku luante një nga rolet e mbretërisë së Savojës. Vitet e fundit spikati si regjisor dramash. Ka realizuar 125 projekte nė Shkodėr, Tiranė, Shkup, Strugė (nė gjuhėt shqipe dhe turke).

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts