Thursday, March 23, 2023
HomeSportShkodranët nderojnë Dushan Vason

Shkodranët nderojnë Dushan Vason

-

Komuniteti shkodran mes të cilëve spikasnin njerëzit e sportit dhe sidomos ato mundjes që vetë Dushan Vaso i përkiste, përcollën me shumë respekt për në banesen e fundit ish kampionin i cili mëngjesin e së hënës u nda nga jeta në moshën 69 vjeçare si pasojë e një goditje nga hemoragjia cerebrale. Për të nderuar këtë figurë të njohur të mundjes shqiptare kishin ardhur edhe përfaqësuesit më të lartë të Federatës Shqiptare të mundjes, shokë, miqë dhe ish kolegë të tapetit të mundjes të të ndjerit nga Tirana dhe rrethe të tjerë të vendit, ndërkohë që të shumtë kanë qënë edhe ato që kanë ardhur nga Mali i Zi, komuniteti i pakicave shqiptaro-malazeze së ciles i përkiste edhe familja Vaso.

Ashtu si edhe shumë fugura të njohura të sportit shkodran, mundësi Dushan Vaso ka qënë pjesë e emisioneve sportive të transmetuara në ekranin e TV1 Channel, një fragment të të cilit ju ftojmë ta ndiqni duke risjellë edhe një herë të gjallë portretin e një sportisti që la emër në sportin shkodran dhe më gjërë.

TV1 Channel i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes “Vaso” për humbjen e njeriut të tyre të dashur si dhe klubit Vllaznia për humbjen e një sportisti model që përpos vlerave në tapetin e mundjes, ishte shembullor edhe në jeten e përditshme.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,745FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts