Temperaturat rrisin numrin e vizitave

0
8

Ndryshimi i menjehershem i temperaturave eshte reflektuar tek me te veglit. Numri i vizitave ne pediatrine e spitalit rajonal te Shkodres eshte rritur dhe kjo sipas bluzave te bardha eshte diçka normale. Ata e cilesojne nje situate jo alarmante, por sipas shefes se pediatrise Greta Naraçi duhet te tregohet kujdes ne higjenen e te ushqyerit dhe te ambjentit  per shmangien e temperatures se larte.

Simptomat me te shpeshta e ketyre virozave, konsistojne ne temperature te larte , kolle, dhimbje e muskujve, mungese oreksi, sekrecione, dhimbje fyti, etj ndaj mjeket iu bejne apel prinderve se ne qoftese nje viroz zgjat me teper se 2 apo 3 dite, duhet te konsultohen patjeter me specialistet per te evituar komplikacione te tjera me te renda.