Thursday, April 25, 2024
HomeSport"Lufte" virtuale mes Bakajt dhe Edi Martinit

“Lufte” virtuale mes Bakajt dhe Edi Martinit

-

Mesfushori ofensiv Elis Bakaj sot ka shpërthyer me një letër plot vret dhe inat të postuar në Facebook. Futbollisti i cili braktisi Vllazninë në një javë përpara fundit të sezonit, në sfidën më delikate të vitit, atë ndaj Tiranës, shfryn “egërsisht” ndaj Edi Martinit, i cili e ka kritikuar në dy raste publikisht atë, por edhe Voltana Ademit, kryebashkiakes shkodrane.

“Do të doja shumë të heshtja në këtë moment dhe të lija fokusin tek ndeshja, por disa persona që kërkojnë të më sulmojnë e meritojnë një përgjigje. Në radhë të parë dua t’i kërkoj falje tifozëve të Vllaznisë, sepse më kanë respektuar. Më pas edhe shokëve të skuadrës dhe stafit. Nuk jam larguar me dëshire nga Vllaznia. Po e përsëris se e ndjej veten të pastër dhe të ndërgjegjshëm që më mirë të deklaroj se s’mund të luaje në këtë sfidë, se sa të futem në fushë dhe të bej aktorin. Vdekjen e kam ditur, por që një ditë këto dy ekipe legjendë të futbollit shqiptar do të përballeshin në një duel për mbijetesë, s’ma priste mendja. Të gjithë e dinë mënyrën se si unë erdha tek Vllaznia, ku ishte UEFA qe nuk e lejoj transferimin tim. Zgjodha Vllazninë me zemer dhe shpirt, kisha edhe oferta të tjera, por duke e ditur forcën e këtij klubi, historinë dhe gjithçka, nuk u mendova dy here.

“Dikush thotë se mora para, por une paratë i kisha të sigurta në çdo ekip që do të shkoja. Erdhi një moment tepër delikat ndaj mora atë vendim. Përse askush nuk merret me lojtarë të tjere që janë në pozitat e mia? Apo vetëm Bakaj qenka problemi. Unë jam treguar i sinqertë. Ata që me njohin nga afër e dinë mjaft mirë se kurrë në jetën time nuk kam pranuar dhe s’kam qenë pjesë e asnjë prapaskene. E di që nuk është një xhest profesional. Por unë nëse do të isha kaq dinak siç mendojnë disa, merrja karton të kuq në ndeshjen e fundit. E kisha menduar se Vllaznia dhe Tirana edhe mund të arrinin deri ketu kur pash ecurinë e fundit të të dyja skuadrave, por në momentin që diçka e tillë u bë fakt, më besoni është shumë e vështirë për tu përballuar. i kërkoj falje të gjithëve, i lutem të më kuptojnë. i pranoj kritkat nga të gjithë, por jo nga disa ish-trajner, bixhozçi që i kanë të zgjedhura rrugët që kalojnë në rrugicat e Shkodrës për të evituar borxhlit.

Në fillim thanë se s’do të shënoja, pasi shënova, gjeten diçka tjetër për tu kapur. i them këtyre ish-trajnerëve duke qenë se më njohin shumë mirë pikat e dobëta, do t’i punësoj si trajner personal të më progresojnë në mangësitë e mia. Fundja në këtë mënyrë s’do të rijnë pa punë për një kohe të gjate dhe të luajnë bixhoz rrugëve të Shkodrës. Sa i takon Kryetares së Bashkisë nuk me irriton etikimi i saj dezertor. Fundja ajo është larg skuadrës dhe futbollit dhe s’mund të kuptoj ndjenjat e një futbollisti. Edhe pse nuk është momenti zonjës kryetare do t’i kujtoja se me golat e Bakajt Vllaznia është deri këtu (pa hequr meritat e shokëve të tjerë), mbase llogaritë do të ishin mbyllur më pare.

Bakaj nuk u largua 2 javë dhe u rikthye sërish. Kryetarja duhet të shikoj Vllazninë më shpesh, duhet mbështetje nga njerëzit me pushtet. Fakti që Vllaznia ka vite që endet në keto ujëra e detyron kryetaren të kthej kokën pas për të analizuar problemet ndër vite të kuqebluve, probleme që sigurisht nuk i solli Bakaj me mungesën e një ndeshje apo per 3 muaj që u aktivizua tek Vllaznia. i drejtohem tifozëve kuqeblu të më kuptojnë, i kërkoj falje, ata janë pjesa më e pafajshme e Vllaznisë. Vllaznia-Tirana është njësoj si të shohësh njeriun tënd të afërt duke vdekur, pikërisht për këtë arsye nuk kisha zemër ta përballoja… Shpresoj që Zoti t’i jap rrugë të dyja ekipeve dhe në një mrekulli të shpëtojnë…”.

 

Nderkohe me pas ka reaguar edhe ish futbollisti i Vllaznise Edi Martini duke e quajtur Bakajn nje tradhtar qe i ka borxh jo vetem atij por te gjithe Shkodres:

 

Bakaj po kerkoj fesbukun tend por nuk po arrij ta gjej sepse nje foto profili e ke te tiranes nje te partizanit dhe nje te dinamos por nuk pashe asnje foto te origjines tende .degjo ketu more spurdhjak i vogel .kam 5 muaj qe te kam kritikuar por ti nuk e gjete burrerine te ktheje pergjigje por tani qe ike ke filluar te flasesh e kjo eshte pjese e karakterit tend bastardh nuk je gje tjeter vetem nje palaco i vogel ne duart e atyre qe te blejne e te shesin sa here kan nevoje e pra ti more spordhiak nuk je gje tjeter veq nje pjese e imoralitetit te futbollistave si puna jote.ti nuk ma ke borgj vetem mua po komplet Shkodres .mu njerzit me njohin mire dhe e dine kush jam more palaço .mendova se kisha burrerine te heshtje por jo ti je aq bastardh e imoral e burracak sa qe kur iken flet.edhe pa ty do tja dalim more kale troje

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts