Friday, April 26, 2024
HomeSportSukses i boksierëve shkodranë U-16

Sukses i boksierëve shkodranë U-16

-

I filluar në qytetin e Vlorës, ku nuk arriti të përfundonte si rezultat I problemeve organzative, Kampionati Kombëtar i boksit për moshen  U-16 është mbyllur me finalet e zhvilluara në Shkodër. Takimet finale të zhvilluara në “Qazim Dervishi” janë dominuar nga epërsia e boksierëve shkodranë. Në përfundim të aktivitetit, ekipi i Vllaznisë  i drejtuar nga dy vëllezërit ish kampionë të boksit shqiptar, Klaudio dhe Elmiliano Çekini arrin të shpallet kampion kombëtar. Referuar ndeshjeve në ring duhet thënë se Vllaznia regjistroi një rekord, ku ndër 11 finaliste arrin të shpalle 9 kampion si individë dhe 2 nënkampion, por edhe boksierin më të mirë të aktivitetit, i cili shpallet Besjor Gjetja  i Vllaznisë. Ndërkohë, po nga Vllaznia është edhe boksieri më luftarak Geraldo Kuka. Vendin e dyte e zuri Flamurtari me 4 kampion dhe të tretin Tomorri  Beratit me 1 kampion.

Boksierët kampionë nga ekipi i Vllaznisë ishin, Leonard Ara, Geraldo Kuka, Besjor Gjetja dhe boksieri më i mirë i kampionatit, Ralfi Nezaj, Sokol Kuçi, Eris Avdyli, Artan, Denis Gjonpali dhe Elton Faca ne pesha te ndryshme. Dy bokierët e tjerë finalist të Vllaznisë, Misir Shabaj dhe Dilson Mali u shpallen nënkampion respektivisht në peshat e tyre, 48 dhe 63 kg.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts