Friday, March 29, 2024
HomeKronika“Messenger”, ne pranga 27 vjeçari

“Messenger”, ne pranga 27 vjeçari

-

Operacioni policor “messenger” vuri në pranga 27 vjeçarin Tauland Neçaj lindur në Tropojë dhe banues në Laprakë të Tiranës. Policia e Shkodres finalizoi këtë operacion në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit. Gjithçka është zhviluar pas një hetimi për dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Ky shtetas nëpërmjet komunikimit telefonik dhe aplikacioneve të rrjeteve sociale ka shtrënguar me anë të kanosjes shtetasin me iniciale P.S, për ti paguar 10000 euro, shumë të cilën shtetasi P.S do tja jepte më datën 30.05.2017 në Tiranë. Ky shtetas më datë 30.05.2017, në Tiranë, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi në sens të kundërt me mjetin e tij tip Touareg, me targa AA 864 RH, duke dëmtuar tre automjete. Me ndërhyrjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit pas disa minutash është bërë e mundur kapja e tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip Touareg, 4 aparate telefoni celulare dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa. Në ngarkim të shtetasit Tauland Neçaj janë referuan materialet proceduriale Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprat penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Shkatërrimit të Pronës” si dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts