Saturday, April 20, 2024
HomeSportAna Gjelaj merr drejtimin e Vllaznise

Ana Gjelaj merr drejtimin e Vllaznise

-

Dorëheqja nga drejtimi i ekipit të volejbollit të rritur të trajnerit Mark Kroqi ka bërë që të ketë lëvizje në ekipin e të rejave. Kështu, siç është bërë e ditur edhe më parë, trajneri i të rejave, Adrian Mikopli ka kaluar në drejtimin e ekipit të të rriturve, ndërsa vendin e tij në drejtimin e ekipit të të rejave e ka zënë ish volejbollistja e njohur shkodrane, Ana Gjelaj. Prezantimi me ekipin e të rejave është bërë nga ana e inspektorit të lojrave me dorë në klubin Vllaznia, Beniamin Idrizi. Trajneria Ana Gjelaj shprehu kënaqësinë e marrjes së kësaj detyre, ndërkohë që premtoi se do të punojë me përkushtim që titulli i fituar për dy vite radhazi nga kolegu Mikopli të jetë përsëri pronë e Vllaznisë për të reja.

Më pas Gjelaj, garanton se në punën e saj do të përkushtohet për trajtimin dhe përgatitjen me sa më cilësi të elementit të ri në mënyrë që ato të jenë bazë për Vllazninë e madhe.

Ndërsa ekipet e volejbollit duket se janë në rrugë të drejtë duke vazhduar punën me proceset stervitore të përditshme, nga ana tjetër për ekipet e basketbollit, akoma nuk ka një sinjal konkret në zgjidhjen e problemet që Bashkia Shkodër ka me Shoqaten e basketbollit Vllaznia, për të cilen ekipet shkodrane nuk kanë të drejte të sterviten në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts