Saturday, April 20, 2024
HomeSportKupa e Shqiperise ne mundje

Kupa e Shqiperise ne mundje

-

Ashtu si edhe në veprimtaritë e mëparshme kombëtare të mundjes shqiptare, edhe këtë radhë, ekipi i Vllaznisë ka bërë një paraqitje të mirë. Nën drejtimin e trajnerëve, Nazmi Elezi dhe Ded Bregu, ekipi kuqeblu në mundjen e lirë për kategorinë e të rriturve është renditur në vendin e tretë të klasifikimit ekipor, aktivitet ky që u zhvillua në fundjavë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit. Vendet e para dhe kupën për të dy stilet si ekip i ka fituar Tirana. Për ekipin shkodran Vllaznia, figurën më të mirë sportive e ka bërë mundësi I peshes së rëndë Qamil Bajrami, I cili duke konkuruar në peshen deri në 86 kg është shpallur kampion në peshen e tij.

 

Pas këtij suksesi, për kampionin shkodran Qamil Bajrami janë edhe sfida të tjera edhe më të rëndësishme, siç është edhe kampionati europian i mundjes, për të cilin ai është përzgjedhur nga ana e Federatës Shqiptare të Mundjes për të përfaqësuar Shqipërinë. Paraqitja te mirë bene edhe Maldin Camaj, i renditur i dyti në peshën deri në 61 kg, si dhe Sidrit Bajrakurtaj, Dashnor Koka dhe Eqerem Shega, të renditur në vend të tretë përkatësisht në peshat e tyre respektive, 57 kg, 65 dhe 97 kg etj.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts