Tuesday, March 28, 2023
HomeKronikaShkaterrohet grupi i hajduteve

Shkaterrohet grupi i hajduteve

-

Shkodër

Finalizohet me sukses operacioni “MISSING GIFT”

Dokumentohet me prova ligjore autorësia e disa vjedhjeve me dhunë në Shkodër

Arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë

Me datë 20.06.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas një punë profesionale hetimore disa mujore, kanë finalizuar me sukses operacionin “MISSING GIFT” ku si rezultat i tij është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i autorësisë së disa vjedhjeve me dhunë në Shkodër .

U arrestua në flagrancë shtetasi:

– Klodian Sinaj, 28 vjeç, banues në Shkodër ( me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për veprat penale ” Vjedhje” dhe ” Armëmbajtje pa leje” )

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe punohet për
kapjen e shtetasit :

– O. M, 28 vjeç, banues në lagjen Vasil Shanto – Shkodër

Nga veprimet hetimore të kryera janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore 7 vjedhje me dhunë , ku shtetasi Klodian Sinaj në bashkëpunim me shtetasin O. M, dyshohen si autorë të tyre. Konkretisht :

-Me datë 07.02.2017, në vendin e quajtur Rruga ”Qyteza e Gajtanit” i kanë vjedhur një varëse floriri, shtetases P. A.

– Me datë 10.02.2017, në vendin e quajtur mapo “Parrucë” ,i kanë vjedhur një telefon, një Tablet , dhe një vlerë monetare shtetases K. B.

– Me datë 25.03.2017 , në vendin e quajtur Lagjja “Vasil Shanto “tek një dyqan i këmbimit valutor, i kanë vjedhur një telefon shtetasit M. Q.

– Me datë 15.04.2017, në vendin e quajtur Rruga “Fahri Ramadani” Shkodër i kanë vjedhur një varëse floriri, shtetases M. Z.

– Me datë 30.04.2017 , në vendin e quajtur Rruga ”Kongresi Përmetit” i kanë vjedhur një çantë në pronësi të shtetases E. D.

– Me datë 13.05.2017, në vendin e quajtur Rruga “Mbreti Gent” i kanë vjedhur një telefon shtetases S. I.

– Me datë 12.06.2017, në vendin e quajtur Rruga ”Jezuitve” i kanë vjedhur me dhunë një varëse floriri shtetases M. K.

Gjithashtu , shpallur në kërkim dhe që punohet për kapjen e tyre në lidhje me këto ngjarje janë edhe shtetasit :

– T. T. 61 vjeç, banues në Shkodër

– K.T, 34 vjeç, banues në Shkodër

Këta shtetas , dyshohet se në dyqanin e tyre i pranonin dhe i blinin sendet e vjedhura nga 2 autorët e ngjarjes.

Veprat penale në ngarkim të shtetasve Klodian Sinaj dhe O.M. “Vjedhje me dhunë”, “ Vjedhje” në bashkëpunim parashikuar nga nenet 139 dhe 134/2-25 të Kodit Penal.

Vepra penale në ngarkim të shtetasve T. T. dhe K. T. “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,753FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts