Friday, April 19, 2024
HomeSportVllazninë “B” me projekt të ri

Vllazninë “B” me projekt të ri

-

Kualifikimi i Vllaznisë “B” në kategorinë e parë të futbollit shqiptar është pritur me shumë interes nga opinioni sportiv shkodran. Një skuadër e cila pritet të jetë mbështetëse dhe si trampolin për kalimin e futbollistëve nga “B” tek skuadra e parë. Vetë fakti që në kategorinë e parë të futbollit shqiptar konkurojnë skuadra me shumë emër dhe traditë të mirëfilltë në vite, ku së fundmi i është shtuar edhe Tirana, e bën këtë kampionat të jetë në vemendje të të gjithëve. Është kjo arsyeja që në klubin e futbollit Vllaznia kanë filluar të mendojnë seriozisht për formimin e skuadrës së re. Ajo që tërheq më shumë vemendjen në këtë mes është një formulë e propozuar nga ana e trajnerit Elvis Kraja, sipas të cilit në skuadrën e re të mos ketë futbollistë me moshë me të madhe se sa 23 vjeç. Nga sa bëhet e ditur, ekipi pritet të ketë një bosht kryesor nga kontigjenti i vjetshëm, si dhe pjesa tjetër do të plotësohet me pjesëtar të Akademisë Vllaznia, si dhe pjesa tjetër me  ato futbollistë të skuadrës së parë që janë nën kontratë me klubin kuqeblu dhe që për momentin, mund të mos jenë në planet e trajnerit Cungu. Me kualifikimin e Vllaznisë “B” në kategorinë e parë, shoqëruar edhe me zbritjen e Tiranës në kategorinë e parë, futbollit shqiptar i mbetet të luajë sërish një derbi mes kuqebluve dhe bardhebluve. Por, tashmë klasikja e futbollit shqiptar do të jetë mes Vllaznisë “B” dhe Tiranes. Në qytetin verior kanë filluar ta mendojnë prej ditësh një gjë të tillë, madje e presin me shumë interes ta ndjekin. Për momentin, akoma nuk dihet saktësisht se në cilin grup do të jetë skuadra bardheblu, por nga zërat më të fundit brenda klubit kuqeblu bëhet e ditur se Tirana do t’i përkasë grupit të veriut ku luan edhe Vllaznia “B”. Një gjë e tillë konsiderohet si mjaft pozitive edhe për strukturat e klubit kuqeblu, por më së shumti më të gëzuar nëse ndodhë kështu janë edhe fansat kuqeblu që do të kenë rastin që krahas sfidave të Vllaznisë “” të shijojnë edhe ballafaqime të tilla interesante në kategorinë e parë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts