Etapa e tretë e kupës “Mishel Cico” në çiklizem, aktivitet ky i organizuar nga ana e Federates Shqiptare të Çiklizmit në bashkëpunim me Bashkinë Korçë, në perkujtim të ish çiklistit kampion të Skenderbeut të Korçës Cico ka nxjerrë fitues çiklistin shkodran, Astrit Kronaj i ndjekur me një sekond më shumë nga kolegu i tij i skuadrës Bruno Kola. Në këtë mënyrë, nga tre etapa, në dy prej tyre futues kanë dalë çiklistet e Vllaznisë, duke bërë që ekipi i Vllaznisë të shpallet më i miri i kësaj kupe.Suksesi në fjalë tregon edhe një herë për punën shumë të mirë që vazhdon të bëhet në ekipin kuqeblu nga trajneri Leonard Kola, ku përpos dyshes Kola-Kronaj, në gjirin e ekipit bëjnë pjesë edhe çiklistë të tjerë të perspektive.