100 vjetori i themeluesit te operas Shqiptare “ Prenke Jakova “

0
32

Opera “ Skenderbeu “ ka mbyllur siparin  e aktiviteteve ne skenen e Teatrit “Migjeni” te qytetit te Shkodres, organizuar ne 100 vjetorin e lindjes se themeluesit te operas shqiptare, “ Prenke Jakova “. Mbi 100 artiste te trupes se Teatrit te Operas dhe Baletit Tirane, zgjodhen per te interpretuar dhe ekzekutuar fragmente te mbledhura nga orgjinali i kesaj vepre te krijuar rreth 50 vite me pare. Vepra e Prenke Jakoves vazhdon ti qendroje kohes, pasi mjetet poetike dhe ato muzikore, jane mjaft te njohura per publikun shkodran “, sqaron drejtoreshaa artistike, Zana Çela.

Shfaqja nisi me nje dokumentar ne vdioprojeksion, kushtuar jetes dhe kontributit te kompozitorit nder vite, per te vazhduar me radhe repertorin e perzgjedhur prej afro 20 numrash, thekson Dirigjenti Edmond Dako.

Autorert e Operes “ Skenderbeu “ Prenke Jakova dhe Llazar Siliçi, subjektin e mbeshtesin  ne dy fitoret luftarake si çlirimi i Krujes dhe beteja e Torviollit. Nepermjet ketyre dy momenteve, pergjithesohet periudha 25 vjeçare e lufterave te popullit shqiptar te udhehequr nga Skenderbeu. Venia ne skene u realizua nga nje staf i gjere profesionistesh dhe nen regjine e Nikolin Gurakuqit.