Futbollistët 16 vjeçarë të Akademisë së futbollit Vllaznia janë shpallur kampionë të Shqipërisë. Një sukses ky i merituar i të gjithë futbollistëve, të cilët nën drejtimin e trajnerëve Nefail Zhejani dhe Denis Zmijani, pasi fituan vendin e parë në grupin e veriut, dominuan edhe në takimet finale duke mposhtur edhe dy ekipet rivale, Elbasanin dhe Shkëndinë e Durrësit. Trajneri i parë i kësaj skuadre, Nefail Zhejani shprehet i kënaqur për suksesin e arritur, ndërkohë që premton vazhdimësinë e rezultateve pozitive.
Sa për statistike duhet thënë se fitimin e titullit kampion Vllaznia U-16 e arriti duke aktivizuar në formacion portjerin Harusha, për të vijuar me mbrojtjen, Amuli, Çomo, Shimaj, Peku, mesfusha me sulmin Kerrjota, Xhahysa, Torishta, Deda, Asllani dhe Barbullushi, si dhe të aktivizuarit Krymi, Marku dhe Mali. Në takimet finale Vllaznia mundi, 2 me 1 Shkëndinë e Durrësit me golat e shënuar nga Barbullushi dhe Kerjota dhe 3 me 1 Elbasanin me autorë Amuli, Krymi dhe Kerjota.