Thursday, March 28, 2024
HomeKronikaAutomjeti perplas te moshuarin

Automjeti perplas te moshuarin

-

Një i moshuar që po lëvizte me biçikletë u përplas nga një automjet në hyrje të qytetit të Shkodres, duke e lënë të plagosur rëndë. Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së shtunës ndërsa 76 vjeçari Dede Dedushi ishte duke ecur me biçikletë, kur u përplas nga mjeti tip benz me targë SH 59 33 E. Goditja ka qënë e fortë dhe ai humbi sasi të madhe gjaku, ndërsa u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Policia e cila mbërriti në vendngjarje bëri shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit Flamur Ceni deri ne sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. Ekspertet kane dokumentuar provat në vendngjarje si dhe morën në pyetje dëshmitarë për të mësuar më shumë rreth shkaqeve të kësaj përplasje që për pak rezultoi fatale për të moshuarin. Ky është i aksidenti i dytë brenda 24 oreve në qytetin e Shkodres. I pari ndodhi tek ura e Bahçallekut mengjesin e dites se premte ku nje motorçiklete u perplas me nje autoveture, dhe mbeti i plagosur 17 vjeçari D.kola drejtuesi i motorçikletes. Ditet e fundit trafiku i qarkullimit te automjeteve ne rruget e Shkodres eshte renduar ndjeshem për shkak te sezonit veror, ndaj eshte e domosdoshme që të rritet vemendja  nga drejtuesit e mjeteve, inspektoret e policise rrugore dhe qytetaret, për te parandaluar të tilla raste.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts