Friday, March 29, 2024
HomeSportFSHF, topa dhuratë për ekipet

FSHF, topa dhuratë për ekipet

-

“Topi Yt”, është projekti i Federates Shqiptare të Futbollit, i cili ka për qëllim furnizimin me topa të cilësisë së lartë çertifikuar nga institucioni i UEFA-s. Projekti në fjalë ka për qëllim furnizimin e të gjitha ekipeve te futbollit duke nisur nga kategoria Superiore dhe deri tek ato të moshave. Në ceremoninë promovuese organizuar në stadiumin “Selman Stermasi” të kryeqytetit ku kanë asistuar futbollistë si dhe përfaqësues të klubit Vllaznia.

Pjesë e kësaj ceremonie ka qënë edhe përshëndetja e trajnerit të kombëtares U-19, Erion Bogdani, ndërkohë që të pranishmit janë argëtuar me   performancen e xhonglerit të famshëm, Fabian Duro, i spikatur për këtë disiplinë edhe në arenen ndërkombëtare. Në bazë të planifikimit që FSHF ka bërë për shpërndarjen e topave të çertifikuar nga UEFA ekipeve kuqeblu të Vllaznisë i takojnë 250 topa, të cilat do të ndahen për dhjetë ekipe përkatëse. Ekipit të parë i takojnë 40 topa, Vllaznisë “B” dhe Vllazninë U-19 30 topa, për të vijuar më pas me 20 topa për ekipet e Vllaznisë U-17, U-16, U-15, U-14, U-13 dhe Vllaznia U-12, ndërkohë që ekipi me moshë më të vogël, ai U-11 përfiton vetem dhjetë topa.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts