Friday, March 29, 2024
HomeSportHidhet shorti për kategorinë e parë

Hidhet shorti për kategorinë e parë

-

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar grupet dhe kalendarin e kampionatit kombëtar të futbollit për kategorinë e parë, ndeshjet e të cilit janë vendosur që të startojnë me datë 16 shtator.  Ajo që është pritur me shumë interes nga opinion sportiv ka qënë se në cilin grup do të konkuronte Tirana, por verdikti i Komitetit Ekzekutiv ka qënë që bardheblutë të luajnë në grupin “B” të jugut të Shqipërisë duke shmangur kështu një përballje tjetër klasike, Vllaznia “B”-Tirana.

Ndërkohë duke folur për organizimin e Vllaznisë ”B”, Mehja bën të ditur se e veçanta e këtij sezoni për skuadrën që drejtohet nga ai si zv.trajner dhe Ervis Kraja i parë është kriteri i vendosur nga drejtuesit që futbollistët nuk duhet të jenë më shumë se 23 vjeç.

Sipas kalendarit zyrtar të FSHF-së, grupi “A” i Kategorisë së Parë përbëhet nga  Vllaznia B, Korabi, Besëlidhja, Tërbuni, Dinamo, Kastrioti, Egnatia, Besa, Erzen dhe Burreli, Ndërsa në grupin “B” do të luajnë, Tirana, Apolonia, Bylisi, Pogradeci, Turbina, Shkumbini, Shënkolli, Tomori, Naftëtari dhe Iliria.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts