Tuesday, March 28, 2023
HomeKronikaHumb jeten i moshuari, shpeton mbesa

Humb jeten i moshuari, shpeton mbesa

-

Një i moshuar humbi jetën, ndërsa mbesa tij ka shpëtuar mrekullisht, pasi motoçikleta me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në lumë. Aksidenti ndodhi rreth orës 17:40 të mbrëmjes së të mërkurës në rrugën rurale Gjadër-Zojs, në vendin e quajtur “Ura e Gjadrit”. Motoçikleta e cila drejtohej nga shtetasi Vlash Lufi  70-vjeç nga fshati Krajen përfundoi në lumin Gjadër. Nga aksidentigjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motoçikletës, ndërsa e plagosur ka mbetur mbesa e tij me iniciale R.P 16 vjeç. Kjo e fundit u nxor nga uji nga një kalimtar i rastësishëm, i cili e dërgoi menjëherë në spital nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohe që trupi i viktimës u gjet pas disa orësh në lumë, 400 metra larg vendit ku ndodhi aksidenti. Për nxjerrjen e trupit të 70-vjeçarit u angazhuan zjarrfikësit të ndihmuar dhe nga banorë të zonës. Nga të dhënat paraprake të policisë, bëhet e ditur se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i motoçikletës. Ura mbi lumin Gjadër ku ndodhi aksidenti është mjaft e rrezikshme për faktin se është shumë e ngushtë dhe mungojnë barrierat anësore.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,754FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts