Friday, April 19, 2024
HomeKulturë“Dita rinore kombëtare”

“Dita rinore kombëtare”

-

 

Per here te pare ne Shqiperi ne bashkepunim me kishen Katolike

Për herë të parë në vendin tonë, pas një rrugëtimi të gjatë i nisur përpara 20 vitesh, mbërrin “Dita rinore kombëtare”, Go4 Peace. Projekti në formën e një kampi veror që mori jetë nga një grup priftërinjsh gjermanë, që shkendinë e parë e morën pas luftës në Ballkan në vitet 1992 – 1995, synon të ndërtojë ura paqeje. Përmes këngëve, vallëzimeve dhe eksplorimit të vendit ku zhvillohet, duke mos munguar aktivitetet sociale, të rinjtë nga e gjithë Europa grumbullohen dhe jetojnë së bashku për 10 ditë për të promovuar paqen dhe rindërtimin e shoqërive të pasluftës.

 imzot Angelo Massafra, arqipeshkëv i Shkodres

 

Hera e parë kur është zhvilluar ka qenë viti 1996 në Sarajevë, në Bosnjë-Hercegovinë, si qëllim për të nxitur të rinjtë nga e gjithë Europa të grumbullohen dhe jetojnë së bashku për 10 ditë për të promovuar paqen dhe rindërtimin e shoqërive të pasluftës. U zhvillua në Bosnjë-Hercegovinë për shumë vite, deri në vitin 2014, vit në të cilin u zhvillua për të kujtuar 100-vjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore. Në vitin 2015 u organizua në Kamen, Gjermani. Këtë vit do të organizohet në Shkodër, Shqipëri. Në Shqipëri, sepse vitin e kaluar ndodhën disa ngjarje të rëndësishme për kishën dhe Shqipërinë, shenjtërimi i Nënë Terezës dhe Lumnimi i 38 martirëve. Esenca e këtij evenimenti vazhdon të jetë paqja dhe dashuria e treguar nga bashkëjetesa dhe bashkëpunimi i të rinjve të ndryshëm evropianë dhe më tej.

Famullitari i Shkodres dom Artur Jaku u ndal tek disa prej aktiviteteve që do të sjellë ky kamp veror, që kulmon me 19 Gusht me koncertin e madh në oborrin e katedrales.

 

Mes aktiviteteve të këtij organizimi spikasin mbjellja e pemeve në Tarabosh, Pastrimi i bregut të liqenit, “Dëshmitë hebreje” etj.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts