Thursday, March 28, 2024
HomeKronikaShtohen kontrollet në Rinas, 5 në pranga për falsifikim dokumentesh.

Shtohen kontrollet në Rinas, 5 në pranga për falsifikim dokumentesh.

-

Policia Kufitare vijon punën për të përballuar fluksin e hyrje – daljeve të shtetasve që qarkullojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Njëkohësisht puna është përqendruar edhe në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vëmendje e veçantë edhe në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të atyre shtetasve që kanë për qëllim kërkimin e azilit në Francë e në vende të tjera të BE-së.

Gjatë muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri 27345 shtetas shqiptarë si edhe 35918 shtetas të huaj. Kanë dalë 20332 shtetas shqiptarë si dhe 26886 shtetas të huaj.

Gjatë dy ditëve të fundit ka një rritje të madhe të fluksit të hyrjes për në vendin tonë, ku numri arrin deri në 13 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Aktualisht në Rinas po punohet me 9 sportele në hyrje dhe 8 në dalje.

Gjatë këtyre ditëve nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, janë arrestuar 5 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave”.

 

Janë kapur 6 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, për llogari të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe.

Në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të shtetasve që kanë për qëllim kalimin e kufirit për të kërkuar azil në një nga vendet e BE-së, gjatë kësaj periudhe u është refuzuar dalja nga Republika e Shqipërisë:
-39 shtetas të refuzuar bazuar në masat shtesë të përcaktuara në urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, urdhër i dalë në fillim të muajit gusht.

Policia Kufitare e Rinasit është e angazhuar maksimalisht për t’u ofruar një shërbim sa më cilësor të gjithë shtetasve që hyjnë dhe dalin nëpërmjet aeroportit, si dhe e vendosur për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar paligjshmërinë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts