Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka firmosur një ditë më parë urdhrin për datat e fillimit të vitit të ri akademik 2017-2018. Sipas këtij urdhri, universitetet do të fillojnë mësimin më 16 tetor të këtij viti, dhe do viti akademik do të mbyllet më 30 shtator të vitit të ardhshëm.
Udhëzimi i ministres ngarkon për zbatimin e tij të gjithë institucionet përkatëse, si dhe hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare.