Monday, February 6, 2023
HomeSportKombëtarja U-21/ Ramadani e Abazaj: Kërkojmë mbështetjen e tifozëve, objektivi të zëmë...

Kombëtarja U-21/ Ramadani e Abazaj: Kërkojmë mbështetjen e tifozëve, objektivi të zëmë 1 nga 2 vendet e para

-

Ylber-Ramadani-658x370

Dy mesfushorët e Kombëtares Shpresa, Ylber Ramadani dhe Kristal Abazaj, dolën ditën e djeshme në konferencë për shtyp në ambientet e “Elbasan Arena”-s, ku folën rreth takimit që përfaqësuesja U-21 do të ketë me Islandën në 10 tetor. Lojtarët mendojnë se Shqipëria ka shanset e saj për të marrë fitoren, por kërkojnë edhe mbështetjen e tifozerizë, për t’ua bërë më të thjeshta gjërat.
YLBER RAMADANI- “Objektivi ynë është që të zëmë një nga dy vendet e para në grup, pasi kemi një ekip dhe grup shumë të mirë. Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira, por në dy sfidat e para na ka munguar disi fati. në çdo ndeshje detyra jonë është që të hyjmë në fushë për të fituar dhe të arrijmë objektivat tona. Në lidhje me Islandën mendoj që ata janë favoritë karshi nesh, por shpresojmë që të marrim një rezultat pozitiv.

Për këtë arsye shpresoj që të kemi një mbështetje të madhe nga ana e tifozëve në këtë përballje. Përsa i përket Kombëtares së madhe normalisht e kam ëndërr një gjë të tillë, por është trajneri ai që vendos se kush do të shkojë atje”, u shpreh fillimisht Ramadani.

Më tej, ai u shpreh se ndihet mirë në Danimarkë dhe shpreson që Partizani të kalojë krizën. “Tek skuadra ime në Danimarkë ndihem mirë, sepse aty kam gjetur edhe trajnerin tim që e kisha tek Partizani dhe synojmë që të ngjitemi në Superligë, pasi deri më tani kemi bërë paraqitje të mira dhe kemi vetëm një humbje.

Partizani? E kam ndjekur kampionatin shqiptar dhe më vjen keq për Partizanin, por shpresoj që ta kalojë këtë momënt të keq. Ia kam kaluar shumë mirë aty me ndeshjet në Europë sidomos dhe kam shumë miq. Ka djem të mirë dhe një president shumë të mirë, i cili të përkrah dhe nuk të bën asnjëherë presion”, e mbylli Ramadani.
abazaj-300x169
KRISTAL ABAZAJ- “Momentalisht po kaloj një formë të mirë, pasi kam shënuar dy gola në kampionat dhe dy me Kombëtaren. Mungesa e Durmishajt është e rëndësishme, por kemi lojtarë në gjendje që mund ta zëvendësojnë. Në lidhje me pozicionin tim mund të them se për një lojtar është e rëndësishme të luajë aty ku ndihet më mirë. Un jam mesfushor i djathtë, por nuk ka asgjë nëse luaj edhe në sulm, mjaftron që t’i bëj punë skuadrës.

Unë do të jap gjithnjë 100% kudo që të luaj. Islanda është një ekip edhe më i mirë sesa ne, pavarësisht se fituam atje. Rivalët tanë direktë shoh Islandën dhe Sllovakinë, ndryshe nga Irlanda, e cila na mundi me vetëm një rast që pati, nndërsa ne që patëm 2-3 të tilla. Shpresoj gjithashtu që të kemi një përkrahje të tifozëve në këtë ndeshje të rëndësishme me Islandën”, u shpreh fillimisht Abazaj.

Më tej, ai foli pak edhe për të ardhmen e tij tek Luftëtari. “Gjatë verës kam pasur dy-tri oferta, por nuk kanë qenë aty ku duhet në aspektin financiar. Ndaj, vendosa që të qëndroj deri në janar tek Luftëtari dhe më pas të shohim se cila do të jetë me e mira për mua. Përsa i përket skuadrës trajneri i ri po përshtatet mirë dhe po luan pak a shumë me një skemë si e vitit të kaluar. Tani pësojmë më pak sesa vjet”, e mbylli Abazaj.-Nga Fatmir Popja.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,698FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts