Përmes një statusi në ‘Facebook’ deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka denoncuar me emra punësimet pa kriter në fushën e arsimit dhe konkretisht në zyrën arsimore Librazhd.
Luçiano Boci ka publikuar në ‘Facebook’ një fletë ku tregohen të gjithë arsimtarët në rrethin e Librazhdit të cilët nuk janë në profilin e tyre.
““Pak” padrejtësi nga Librazhdi për Kryeministrin dhe Ministren e Arsimit, e denoncuar publikisht në FCB nga kërkuesit e drejtësisë”, shkruan deputeti Luciano Boçi.