Thursday, March 28, 2024
HomeKronikaGoditi makinën shoqërues të Berishës, procedohet penalisht 24-vjeçari nga Kosova

Goditi makinën shoqërues të Berishës, procedohet penalisht 24-vjeçari nga Kosova

-

 

Policia e Lezhës ka proceduan penalisht 24-vjeçarin i cili u aksidentuar mbrëmjen e djeshme me njërën nga makinat e eskortës së ish-kryeministrit Berisha.

Ky shtetas, në aksin rrugor Milot-Thumanë duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka goditur mjetin tjetër tip “Benz” me drejtues shtetasin S.L., 28 vjeç, njëri nga shoqëruesit e Berishës.

Lezhë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin A.M., 24 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Ky shtetas, në aksin rrugor Milot-Thumanë, në Fushë Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz ” ka goditur mjetin tjetër tip “Benz ” me drejtues shtetasin S.L., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të  deputetit S.B. Të 3 automjetet qarkullonin në një sens lëvizjeje, në korsinë e shpejtësisë.

Si pasojë e goditjes kanë marrë dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit shtetasi A.M., dhe pasagjerët në këtë mjet E.S.,dhe A.M., banues në Kosovë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, janë larguar për në banesë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts