Wednesday, February 1, 2023
HomeKronikaPrishen pazaret e drogës, 3 shqiptarë plagosin rëndë një person në Itali

Prishen pazaret e drogës, 3 shqiptarë plagosin rëndë një person në Itali

-

 

Një shtetas gambian u sulmua dhe u godit me thikë nga tre persona shqiptarë të cilët u arrestuan nga karabinierët në zonën e  Pontecagnanos në Itali për tentativë vrasje.

Siç raporton gazeta “Il Mattino”, episodi ka ndodhur dje në via Mar Ionio. Burri u transportua në spitalin “Ruggi” në Salerno ku ndodhet për shkak të dëmtimeve të marra në pjesë të ndryshme të trupit.

Forcat e policisë u alarmuan nga një kalimtar që pa burrin e sulmuar, ndërsa falë dëshmisë së bërë, autoritetet kanë arritur të identifikojnë autorët dhe t’i arrestojnë.

3 shqiptarët që sulmuan më thikë shtetasin afrikan janë proceduar dhe janë transferuar në burgun e Fuorit.

Sakaq, hetimet vijojnë për të kuptuar motivin e ngjarjes që nuk përjashtohet që të jetë një larje hesapesh mes bandave të lidhura me trafikun e drogës.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,690FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts