Friday, April 19, 2024
HomeArsimPeraj: Ky eshte shtatori i regresit

Peraj: Ky eshte shtatori i regresit

-

Radhët e gjata që po shoqërojnë këto ditë pikat e autorizuara të shitjes së teksteve shkollore, mungesa e disa prej titujve, si dhe punësimet e mësuesve kanë shërbyer si argumenta për të nxjerrë në një deklaratë për shtyp aleancën e Sindikates së arsimit në Shkoder. Duke dënuar gjendjen në të cilën është katandisur arsimi Shqiptar, kryetari Arjan Peraj e quajti “shtator të regresit” këtë të 2016-es.

Kjo sindikatë i është drejtuar me një kërkesë edhe ministrisë së arsimit, që të reagojë për këtë situatë kaotike, që është shembulli më i shëmtuar për një vend, aq më shumë kur flitet për arsimin si shtylla bazë e zhvillimit dhe të ardhmes. Pak ditë kanë mbetur nga fillimi i vitit të ri shkollor dhe radhët për blerjen e teksteve shkollore janë kthyer në shqetësim për mbarë komunitetin e prindërve në të gjithë Shqipërinë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts