70 bursa jane akorduar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit per studentet e viteve te para dhe nxenesit e shkolles profesionale për Lezhën, pavaresisht se numri i studenteve që kanë aplikuar për bursa eshte më i vogël. Ne keto kushte rreth 25 nxënësve dhe dhe studentëve iu akordua bursë e plotë, dhe për ketë ishin dakort te gjithe keshilltaret e bashkise, te cilet votuan ne menyre unanime. Keshilltari Agustin Marku spjegoj proceduren e ndjekur ne ketë rast, dhe menyren se si kane vepruar paraprakisht, qe vendimi për miratimin e bursave te mos kishte kontestime:
Kjo mbledhje ishte edhe e para e Keshillit te Bashkise se Lezhes për ketë vit. Pritej qe te paraqitej projektbuxheti për diskutim dhe miratim, por ne ketë drejtim nuk pati asnjë lëvizje nga administrata e bashkise. Me sa duket, edhe për disa muaj, Bashkia e Lezhes nuk do ta ketë gati buxhetin e këtij viti, kur sipas ligjit duhej te ishe miratuar qe ne dhjetor te vitit te kaluar.