Prej afro pese vitesh ne shkollen e mesme At “ Pjeter Meshkalla “ te qytetit te Shkodres, krahas programit mesimor, zhvillohen kurse edhe ne gjuhen latine. Aktualisht jane rreth 12 nxenes qe po e mesojne kete disipline, perveç lendeve te tjera. Sipas pedagogeve te latinishtes, kjo gjuhe e huaj do tu sherbeje per zhvillimin e inteligjences se tyre si dhe per te gjetur rrenjet e shqipes njekohesisht.
Nxenesit e kesaj shkolle bashke me deshiren per te mesuar kete gjuhe te huaj, thone se ajo do t’i sherbeje edhe per deget ku do te studiojne.
Nje tjeter gjuhe, ajo kineze, aplikohet per here te pare ne kete institucion arsimor. Mbi 11 kursante jane te regjistruar per mesimin e gjuhes kineze, qe i lidh ata edhe me shume me kulturen e traditat e ketij shteti qe ka rritur prezencen e vet ne bote.
Perveç programit kurikular, mesimi i ketyre gjuheve ofron shume mundesi te tjera per tu rritur dhe edukur si qytetar i botes tek te rinjte.