Saturday, April 27, 2024
HomeArsimLezhe, studentet pa bursa

Lezhe, studentet pa bursa

-

Ndonese viti akademik është drejt përfundimit dhjetra studentë nga Lezha ende nuk kanë marre bursat. Ngerçi është krijuar nga disa fakultete të cilat nuk pranojnë që të ekzekutojne vendimin e Keshillit bashkiak të Lezhës me pretendimin se është marrë jashtë afateve ligjore. Çudia qendron tek fakti se edhe pse pjesë e të njejtit universitet fakultetet veprojme me dy standarte ku disa pranojnë ekzekutimin e vendimit ndersa disa të tjera jo. Për N/kryetaren e Bashkisë së Lezhës Alfria Marku e gjithë ngaterresa ka ardhur për shkak të një vendimi nga ministria e Arsimit e cila me daten 31 mars, kohe kur ishte edhe afati i fundit për shqyrtimin dhe miratimin e bursave, sjell nje shkres zyrtare për shtimin e bursave me 10 kuota për këtë vit akademik. Për këtë arsye keshilli i bashkisë shtyn mbledhjen për dy ditë me vonë për përfshirjen e kuotave të reja. E ndodhur në këto kushët Bashkia e Lezhë i ka derguar Keshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Arsimit një shkresë ku i kërkon gjetjen e një zgjidhje për këtë situatë.

Nen Kryetarja e Bashkisë i bën thirrje Ministres së Arsimit Lindita Nikolla, njeheresh kandidate për deputete ne Lezhe, që në vend që të merret me fushatë të zgjidhë hallet e studenteve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts